E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 03:40 Në vijim ora 03:40: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Ambasada e SHBA: Miqësia me Shqipërinë, e gjatë dhe solide

Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim ka zhvilluar këtë të hënë një takim me presidentin Ilir Meta.

Përmes një reagimi në “Facebook”, Ambasada Amerikane shkruan se diplomatja i prezantoi letrat kredenciale kreut të shtetit, si dhe diskutuan mbi marrëdhënien mes SHBA-ve dhe Shqipërisë.

“Ambasadorja e re e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri Yuri Kim i prezantoi letrat kredenciale Presidentit Ilir Meta sot në mëngjes. Pas ceremonisë, Ambasadorja Kim dhe Presidenti Meta biseduan mbi miqësinë e gjatë midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, si dhe përsëritën angazhimin e përbashkët për të vijuar përparimin e saj duke u mbështetur në forcën e marrëdhënies sonë”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA-së në Tiranë.

 

Më shumë video

Reklamë