Ambasada e SHBA-së ka reaguar për vijimin e procesit të vettingut në Shqipëri.

 

Përmes një mesazhi në rrjete sociale, selia diplomatike amerikane shkruan se plotësimi i boshllëqeve të krijuara nga vettingu është një hap tjetër i nevojshëm në reformën në drejtësi, ndërsa theksoi mbështetjen për miratimin e hartës së re gjyqësore të propozuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Ministria e Drejtësisë.

 

“Plotësimi i hapësirave të krijuara nga vettingu është një hap tjetër i nevojshëm në procesin e reformës në drejtësi dhe duhet të jetë prioritet. Ambasada Amerikane mbështet fuqimisht miratimin e një harte të re gjyqësore për të riorganizuar sistemin gjyqësor dhe për të adresuar vendet vakante gjyqësore që erdhën si rezultat i procesi të nevojshëm për Shqipërinë të vetingut. Takimi i kësaj jave i Grupit të Punës Ndërinstitucional për Hartën e Re Gjyqësore shfaqi përparim të madh drejt një konsensusi që do t’u sigurojë qytetarëve të Shqipërisë një sistem gjyqësor funksional, efikas dhe të hapur. Ambasada Amerikane ka kënaqësinë të sigurojë mbështetje teknike për këtë proces të rëndësishëm përmes projektit tonë për zvogëlimin e numrit të çështjeve të prapambetura dhe përmirësimin e efikasitetit në Gjykatën e Lartë të Shqipërisë, të financuar nga Byroja e Departamentit të Shtetit për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *