Subscribe

Ambasada Amerikane në Tiranë është shprehur se prioriteti kryesor i Shqipërisë është lufta kundër korrupsionit.

 

Përmes një postimi në Facebook ambasada shkruan se qeveria e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e sundimit të ligjit në mbarë botën.

 

“Qeveria e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e sundimit të ligjit në mbarë botën. Lufta kundër korrupsionit është prioritet i punës së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë. Çdo javë do të nënvizojmë një nismë që kemi ndërmarrë për të luftuar korrupsionin në Shqipëri. Këtë javë, mësoni më shumë mbi projektet që Ambasada e Sh.B.A-së ka financuar, në bashkëpunim dhe Këshillin Rinor të Ambasadës Amerikane dhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit, për të ndihmuar studentët të ngrenë zërin kundër korrupsionit në arsimin e lartë. Mësoni më shumë: https://bit.ly/2PrTSlC #ShqiperiaLuftonKorrupsionin #NdalKorrupsionit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *