Përvec politikaneve shqiptarë, edhe Ambasada Amerikane ka përshendetur dhe uruar suksesin e madh të Florian Markut në boksin profesionist.

 

Urime Florian Markut, Kampionit Shqiptar për peshat e lehta të Federatës Ndërkombëtare të Boksit! Ne në Ambasadën Amerikane dërgojmë urimet më të mira për kampionin e parë botëror shqiptar! Urime kampion!, shkruan ambasada e SHBA në facebook.

 

Lushnjari Florian Marku, u ndesh kundër Maxim Prodan në stadiumin e tottenham në Londër mbrëmjen e të shtunes dhe fitoi me pikë, duke u shpallur kampion në versionin IBF të peshave të lehta, një sukses I madh për një sportist shqiptar.

 

Ndeshja e Markut, I parapriu duelit të peshave të rënda mes Usyk dhe Joshua.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *