E shtunë, 3 Tetor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 19:40 Në vijim ora 19:40: Familja Kuqezi Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Ambasada britanike reagon për protestën para bashkisë: Molotovi nuk ka vend në demokraci!

Ambasada britanike ka reaguar për protestën e sotme para Bashkisë së Tiranës.

Në një reagim, britanikët thonë se molotovi nuk ka vend në demokraci dhe bëjnë thirrje për respektimin e ligjit.

“Skenat jashtë Bashkisë së Tiranës sot dhe përdorimi i koktejve molotov nuk kanë vend në demokraci. Ambasada Britanike dënon përdorimin e dhunës dhe aktet e frikësimit. Mbretëria e Bashkuar vazhdon të kërkojë që të gjitha mosmarrëveshjet dhe konfliktet të kryhen përmes proceseve demokratike, pa dhunë dhe se duhet respektuar sundimi i ligjit”, shprehet Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar.

Vazhdo të lexosh

Reklamë