E shtunë, 26 Shtator 2026 Udhëtimet Mahnitëse deri në 08:30 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Ambasada amerikane nxjerr videon: Ja si do hetojë BKH korrupsionin

Ambasada amerikane në Tiranë ka shpërndarë një tjetër video por kësaj here për mënyrën sesi do të funksionojë Byroja Kombëtare e Hetimit.

 

Në një postim në facebook, ambasada shpjegon të gjithë mënyrën sesi BKH e prokurorët e posaçëm do të hetojnë korrupsionin në nivele të larta.

 

“Në videon e kaluar, mësuat mbi Strukturën e Posaçme Anti-Korrupsion dhe Anti-Krim i Organizuar (SPAK). Këtë javë do të flasim për Byronë Kombëtare të Hetimit, ose shkurt BKH. Çfarë është BKH? Përse është e rëndësishme BKH? Shikoni këtë video për të mësuar se si BKH dhe Prokurorët e Posaçëm do të jenë në gjendje të hetojnë korrupsionin në nivelet më të larta. #CfareEshteReformaNeDrejtesi #NdalKorrupsionit”

 

Në videon e shpërndarë, Ambasada thekson se Byroja do të ketë të njëjtin funksion si FBI në Amerikë.

 

Sipas ambasadës, të gjithë hetuesit e Byrosë do të trajnohen në zyrën e FBI në Virxhinia.

 

Ambasada thekson gjithashtu se Byroja kombëtare e Hetimit është njësia hetimore e SPAK.

 

Më shumë video