Ambasada e SHBA-së në Tiranë sërish është shprehur se Amerika do të vijojë që të punojë në ngritjen e një sistemi drejtësie që është transparent, eficient dhe i lirë nga korrupsioni.

 

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ambasada shkruan se lufta kundër korrupsionit është prioritet i punës së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë.

 

“Qeveria e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e sundimit të ligjit në mbarë botën. Lufta kundër korrupsionit është prioritet i punës së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë. Çdo javë do të nënvizojmë një nismë që kemi ndërmarrë për të luftuar korrupsionin në Shqipëri. Këtë javë, mësoni se si USAID ka punuar me partnerë për të përmirësuar sistemin gjyqësor prej vitit 2003. Ambasada e SHBA në Shqipëri do të vazhdojë të punojë me partnerët shqiptarë për të ndihmuar ngritjen e një sistemi drejtësie që është transparent, eficient dhe i lirë nga korrupsioni. Ky është sistemi i drejtësisë që ju, populli shqiptar, meritoni. Shqiperia lufton korrupsionin ndal korrupsionit” shkruan ambasada e SHBA-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *