E enjte, 12 Nëntor 2026 Film TV deri në 00:35 Në vijim ora 00:35: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Amazon “kërcënon me shkarkim nga puna” aktivistët për klimën

<p>FILE - In this Wednesday, Oct. 11, 2017, file photo, an Amazon employee gives her dog a biscuit as the pair head into a company building, where dogs are welcome, in Seattle. Amazon says it received 238 proposals from cities and regions hoping to be the home of the company's second headquarters. The online retailer kicked off its hunt for a second headquarters in September, promising to bring 50,000 new jobs. It will announce a decision sometime in 2018. (AP Photo/Elaine Thompson, File)</p>

Një grup i punëtorëve të kompanisë amerikane, Amazon ka thënë se kjo e fundit i ka kërcënuar me pushim nga puna disa punëtorë, për shkak të ngritjes së zërit për çështje të ambientit.

Grupi, Punëtorët e Amazonit për Drejtësi Klimatike ka thënë se punëtorëve u është thënë se po veprojnë në shkelje me politikat e kompanisë.

Ky lajm vjen pas thirrjeve të përbashkëta të punëtorëve që kjo kompani të bëjë më shumë në luftimin e ndryshimeve klimatike.

Amazon në anën tjetër ka thënë se politika e saj për komentet publike të punëtorëve nuk është e re dhe vlen për të gjithë.

Reklamë

Ky grup punëtorësh beson se është përgjegjësi e tyre për të siguruar se modelet e tilla të kompanive nuk i kontribuojnë krizës klimatike.

Këta punëtorë i kanë kërkuar kompanisë Amazon që të dërgojë në zero emetimet deri më 2030, përmes kufizimit të bashkëpunimit me kompanitë që përdorin thëngjill, si dhe të ndalë financimin e politikanëve dhe lobistëve që mohojnë ekzistencën e ndryshimeve klimatike.

Amazon, sikur edhe shumë kompani tjera të mëdha, janë përballur me presion në rritje nga publiku dhe punëtorët e saj për marrje të hapave drejt ruajtjes së ambientit./R.E.L

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë