E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit deri në 04:10 Në vijim ora 04:10: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Amazon do të investojë 1 miliard dollarë në Indi

FILE - In this June 16, 2014, file photo, Amazon CEO Jeff Bezos walks onstage for the launch of the new Amazon Fire Phone, in Seattle. Technology leaders are about to come face-to-face with President-elect Donald Trump after fiercely opposing his candidacy, fearful that he would stifle innovation, curb the hiring of computer-savvy immigrants and infringe on consumers digital privacy. On Wednesday, Dec. 14, 2016, Silicon Valley luminaries and other technology leaders are headed to Trump Tower in New York to make their peace, or press their case, with Trump and his advisers. Bezos is one of the CEOs expected to attend. (ANSA/AP Photo/Ted S. Warren, File) [CopyrightNotice: Copyright 2016 The Associated Press. All rights reserved. This material may not be published, broadcast, rewritten or redistribu]

Shefi i kompanisë Amazon, Jeff Bezos ka njoftuar se do të realizojë investime të mëdha në Indi, duke thënë se ky shtet është kyç për rritje të tregut. Bezos ka thënë se kompania e tij do të investojë 1 miliard dollarë në digjitalizim të bizneseve të vogla dhe të mëdha, duke u lejuar atyre që të shesin online. Duke folur në Nju Delhi në një konferencë, Bezos ka thënë se shekulli 21, do të jetë “shekulli indian”.

 

Vizita treditore e miliarderit në Indi, pritet të përcillet me protesta masive. Mijëra kompani të vogla tregtare nga 300 qytete kanë planifikuar mbajtjen e protestave, për shkak të asaj që e konsiderojnë ndikim negativ të kompanisë Amazon në prodhuesit e tregut lokal.

 

Reklamë

Ata pretendojnë se Amazon do t’i largojë nga tregu, duke ofruar produkte më të lira, dhe duke ofruar shërbime tjera në platformat që ka. Amazon në anën tjetër mohon këto pretendime. Gjatë konferencës, Bezos mes tjerash ka thënë: Dinamika, energjia, rritja. Ky shtet ka diçka të veçantë, dhe kjo është demokraci”.

 

Tregu online në Indi është i dominuar nga kompanitë Amazon dhe Flipkart. Kjo e fundit është në pronësi të gjigantit amerikan, Walmart. Megjithatë, të dyja këto kompani janë përballur me vështirësi vitin e kaluar, pasi Qeveria indiane ka prezantuar ligje të reja që u pamundësojnë kompanive të huaja online, shitjen e mallrave të tregut indian./REL

Vazhdo të lexosh

Reklamë