Subscribe

Arben Kraja dështoi në krye të SPAK. I këtij mendimi ishte avokati Altin Kaziaj, teksa po fliste për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK.

 

Në emisionin Quo Vadis, ai tha se SPAK, si një institucion kushtetues, nuk bëri as 10% të pritshmërive gjatë tre viteve që drejtohej nga Kraja.

 

Ai shtoi se ka pasur mjaft afera korruptive, ku veçoi ato zgjedhore, për të cilat politikanët duhet të hetohen.

 

Unë e konsideroj të papranueshme që përfaqësitë diplomatike ndërhyjnë në punët e brendshme të një shteti dhe politika ndërhyn brenda një pushteti të ndarë nga ajo.

 

SPAK është një prokurori e ngritur me ligj të posaçëm, është një prokurori kushtetuese, është një prokurori që qytetarët shqiptarë presin shumë nga ajo.

 

As 10% të mundësive të veta  nuk ka bërë ajo prokurori në mandatin e Krajës. E shohim këtë edhe në pjesën zgjedhore. Ka pasur afera të pakuptimta, afera antiligjore, ku ka pasur ndarje mandatesh në mënyrë të dukshme, jo më që një prokurori të bënte hetime dhe të arrinte të ndiqte penalisht persona të caktuar që futeshin në orientimin e veprës penale që kjo prokurori I ka në kompetencë.

 

Kjo prokurori nuk është marrë me aferat e mëdha të zgjedhjeve në Republikën e Shqipërisë. Mendoj se nuk kanë rëndësi emrat. Të gjithë prokurorrët janë zgjedhur. Shpresojmë që politika të ndahet nga emrat e caktuar. Ata prokurorrë kanë detyrë të vështirë sepse merren me politikën që bën afera të mëdha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *