E diel, 20 Shtator 2026 Përrallë në Ishull deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Eat And Traditë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Altin Goxhaj: Të shkarkohet Lleshaj! Ora policore e paligjshme…

Protestat për vrasjen e 25 vjeçarit Klodian Rasha nga një efektiv policie në Tiranë janë shtrirë në të gjithë vendin. Paralelisht me kryeqytetin, protestë u mbajt edhe në Durrës. Qytetarë të shumtë me pankarta në duar u mblodhën para prokurorisë dhe Policisë së Durrësit ku edhe ndezën qirinj në kujtim të 25 vjeçarit. Vala e protesta nisi mbrëmjen e djeshme në qytetin e Shkodrës. Më herët protesta u mbajtën para Policisë në Kukës dhe Elbasan. Përmes pankartava ata kërkuan dorëheqjen e minisrit të Brendshëm Sandër Lleshaj dhe zbardhjen e vrasjes së të riut.

I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, avokati i njohur Altin Goxhaj është shprehur se ora policore është e paligjshme. Në një zë me protestuesit edhe avokati Goxhaj kërkon shkarkimin e ministrit Lleshaj.

“Ne jemi këtu, pikërisht për të bërë një akt mosbindje civile edhe ndaj orës në të cilën atë e vranë, sepse ai djalë, kur u vra mund të ishte kushdo nga ne.

Të gjithë shqiptarët që po dlain sot të revoltuar vetëm një pjesë e vogël janë njerëz që e kanë njohur Klodianin personalisht, të tjerët vijnë se e ndjejnë sikur është vetja e tyre.

Kjo nuk ishte një vrasje nga pakujdesia, apo e kalimit të kompetencave, ky është ekzekutim. Ekzekutim i militantëve të Partisë Socialiste, të cilët rekrutohen pa asnjë kriter standart.”

Më shumë video

Reklamë