Subscribe

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka dëgjuar sot platformën e Altin Dumanit I cili është një nga tre kandidatet për të drejtuar strukturën e re të SPAK.

Dumani premtoi luftë pa kompromis ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit.

 

 “SPAK do të godasë pa kompromis krimin e organizuar dhe korrupsionin me gjithë forcën e ligjit dhe bëjë të mundur një Shqipëri ku goditet cdo krim, pavarësisht fuqisë. Do çrrënjosim kulturën e pandëshkueshmërisë dhe do të bashkëpunojmë me qytetarët, për të goditur krimin dhe korrupsionin. Aspekt I rëndësishëm është edhe goditja e pasurive të krimit. Përgjegjshmëria në punë duhet të jetë baza nga ku duhet të nisemi.”

 

Kreu i KLP, Gent Ibrahimi pyeti kandidatin Dumani në lidhje me mendimin e tij se si duhet të jetë struktura e ardhshme e SPAK.

 

Altin Dumani tha se që në ditët  e para të punës si drejtues i SPAK, detyra e pare tij do të ishte nxjerrja e një akti që gjurmon funksionimin e institucionit.

 

“ Akti i parë i domosdoshëm, mundësisht brenda javës së dytë të punës, është fillimi i procedurës së përzgjedhjes ksë drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit, që është si një mushkëri që mbush me ajër SPAK. Do kërkoj ndihmën e ndërkombëtarëve për miratimin e rregullores për përzgjedhjen e këtij drejtori. Pastaj gjithë fokusi do jetë në përzgjedhjen e trupës së BKH. Këtu është e rëndësishme që të marrim ekspertet më të mirë dhe ata mund ti joshim edhe nëpërmjet pagës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *