Alternime kthjellimesh e vranësirash/ Parashikimi i motit për sot

Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash mesatare dhe hera-herës të dendura më të theksuara në zonën e veriperëndimit e jugperëndimit. Në këto zona vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive afatshkurtra dhe lokale.
Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut dhe shpejtësi mesatare 1 deri 5m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era fiton shpejtësi deri në 8m/sek shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë. Për shkak të erës jugore temperaturat parashikohen me rritje nga 10 gradë Celcius në vlerat minimale deri në 25 gradë Celcius në ato të mesditës.
Gadishullin e Ballkanit po ndikohet nga kushte kryesisht të qëndrueshme atmosferike dhe mot të kthjellët me kalime vranësirash të pakta dhe mjegull në orët e mëngjesit. Përgjatë vijës bregdetare perëndimore dhe kryesisht në zonën e veriperëndimit të e rajonit moti parashikohet i paqëndrueshëm me vranësira të dendura e reshje shiu me intensitet mesastar deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuihive.
Sa i përket kontinentit Europian pjesa veriore dhe verilindore do të preken nga moti i paqëndrueshëm. Moti në këtë pjesë të kontinentit parashikohet me vranët me reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave. Në pjesën tjetër të kontinentit moti parashikohet me kthjellime e vranësira kalimtare.





