E enjte, 1 Tetor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Alpinistët bllokohen në malin Morgan, 17-vjeçari dëmton këmbën

Një grup alpinistësh janë bllokuar që prej orëve  të para  të mëngjesit  të sotëm në malin e Morganes, në kufi me Greqinë. Policia e Gjirokastrës ka arritur të lokalizojë alpinistët.

Vizion Plus mëson se forcat “Shqiponja” po ndihmojnë aktualisht alpinistët.

Një i ri, rreth 17 vjeç dyshohet se ka thyer këmbën. Raportohet se të bllokuarit ishin rreth 20 persona, të ndarë në dy grupe. Ata u bllokuan në nivelin 1200 metra, në kufi me Greqinë. Disa prej alpinistëve janë prekur nga hipotermia që shkaktohet nga temperaturat e ulëta. Të rinjtë janë kryesisht nga Gjirokastra dhe Libohova, të cilët bëjnë shpesh ngjitje në malet e jugut të Shqipërisë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë