E shtunë, 14 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 02:10 Në vijim ora 02:10: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Almeda dhe Tolgahan nxjerrin foton e parë të djalit të sapolindur

Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman u bënë prindër pak kohë më parë.

Që pas lindjes së vogëlushit Efehan, Almeda dhe bashkëshorti i saj kanë ndarë disa momente para dhe pas lindjes së saj, megjithatë ende nuk kanë publikuar asnjë foto të plotë të djalit të tyre.

Së fundmi, bukuroshja shqiptare ndau me ndjekësit një nga momentet më të bukura të jetës së saj, takimin e parë me djalin pas lindjes.

Reklamë

Sigurisht, pranë saj ndodhej dhe Tolgahan, i cili ka qenë mbështetja e saj më e madhe.

“Momenti i parë që morëm vogëlushin tonë në krah pas lindjes”, ka shkruar Almeda krahas fotos ku duket e përlotur.

Ajo gjithashtu ka publikuar një moment me bashkëshortin e saj, ku ky i fundit shfaqet duke e përqafuar pas lindjes.

Vazhdo të lexosh

Reklamë