E enjte, 12 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit deri në 04:35 Në vijim ora 04:35: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Almeda dhe Tolgahan kundër festës së fëmijës!

Së fundmi, Tolga dhe Almeda, janë pyetur rreth fëmijës që pritet të vijë në jetë së shpejti. Përsa i përket rrjeteve sociale, ndryshe nga çiftet e tjera të njohur, Tolga dhe Almeda nuk e kanë menduar të hapin një profil zyrtar në rrjete sociale me emrin e djalit të tyre.

 

Edhe pse shumë fansa në fakt, e kanë bërë një gjë të tillë që pa lindur fëmija akoma. Një tjetër temë të cilët i kushtojnë shumë rëndësi pjesa më e madhe e nënave të reja, është festa e fëmijës, ose ndryshe “baby shower”. Mesa duket, Almeda nuk ka ndërmend të organizojë një të tillë, pasi për të çdo ditë e kësaj periudhe është si një ditë feste.

 

Reklamë

Të rrethuar nga njerëzit e dashur, me vëmendjen e të gjithëve, Almeda dhe Tolga nuk e kanë aspak të nevojshme të bëjnë një festë të tillë për të mbledhur njerëzit e afërt.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë