Subscribe

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka bërë publik aktin e plotë të gjykimit në lidhje me votimin e Qeverisë së Kosovës, të udhëhequr nga Avdullah Hoti. Sipas vendimit njoftohet zyrtarisht se Albin Kurti nuk mund të garojë në zgjedhje, për shkak se ai ka qenë i dënuar më parë për dy vepra penale.

E ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, kandidatja për deputete e LDK-së, Alma Lama tha se ky vendim ishte i çuditshëm. Sipas saj, me rastin e heqjes së mandatit të ish-deputetit Etem Arifi, dhe procedurat pas saj ka dështuar zinxhiri insitucional e më tej shteti I Kosovës.

Më tej Lama shtoi se Kosova nuk mund të shkojë në zgjedhje pa liderin kryesor të opozitës.

“Gjykata Kushtetuese ka dhënë një vendim paksa të çuditshëm, në lidhje me çështjen e kandidimit. Ka pasur një dështim të zinxhirit institucional që në momentin kur deputeti Arifi ka humbur mandatin si deputet nuk i është raportuar Parlamentit. Ka dështuar në një farë mënyre shteti i Kosovës, në rastin e deputetit Arifi, ndërsa përsa i përket vendimit që të mos ketë një klasifikim të veprave penale të cilat pamundësojnë futjen në zgjedhje, kjo është një gjë e rëndë.

Ka një ndarje shumë të qartë në Kodin Penal, gjobat administrative nuk mund të jenë të barazvlefshme me ato penale, por edhe vetë veprat penale kanë një klasifikim.

A mund të bëhen zgjedhje pa liderin e opozitës? Unë mendoj që nuk është një praktikë e mirë që lideri kryesor i opozitës të mbetet jashtë zgjedhjeve, në rastin konkret z. Kurti. Por nga ana tjetër, z.Kurti në programin qeverisës kryesor e ka sundimin e ligjit, besoj që do të duhej të respektonte vendimet e gjykatës.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *