Pas 22 vitesh Juventus u bë e para skuadër italiane që mund Porton në Do Dragao, duke thyer një tabu të rëndësishme në kupat e Evropës. Tabu që i mbante me goxha shpresë portugezët. Massimiliano Allegri mori një fitore 2-0 në sfidën e parë të vlefshme për 1/8-at dhe tanimë do ta presë me qetësi ndeshjen e kthimit që luhet më 14 mars.

 

Pas fitores së arritur, Allegri lavdëroi të tijët duke thënë se lojtarët dëshmuan një pjekuri në aspektin e përballjeve në Evropë. “Bëmë një lojë të madhe, sidomos për sa i përket personaltietit në fushë. Djemtë u treguan të zotë, të qetë dhe falë këtyre cilësive morën një rezultat thelbësor për vazhdimësinë” – tha Allegri, i cili edhe njëherë kërkoi të largonte zërat që e trazojnë ambientin, sidomos për sa i përket cështjes me Bonuccin.

 

Ndërkohë për sfidën foli edhe Sami Khedira, i cili në Do Dragao i shkoi shumë pranë golit, por nuk ishte shumë me fat. “Rezultati na gëzon, por e dimë që pas 3 javësh do na duhet të jemi sërish të kujdesshëm pasi ata nuk kanë më çfarë të humbin dhe për këtë do të japin maksimumin në stadiumin tonë” – tha Sami Khedira, i cili shtoi se futbolli është i cmendur dhe s’ka asgjë të sigurt.

 

Këtu mesfushori gjerman mori për shembull sfidën e Manchester City-it me Monacon, e cila prodhoi 8 gola. Khedira rikujtoi se Juventus mbetet në lojë për të gjitha trofetë dhe objektivi është t’i shkojë deri në fund të gjithave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *