Janë vetëm orët e para dhe shumë gjëra kanë ndryshuar që tani në Afganistan, pas pushtimit nga talebanët.

 

Një ndër to është edhe mënyra e raportimit të lajmeve. Korrespodentja e “CNN”, Clarissa Ward u shfaq para kamerës e veshur me xhihab dhe e rrethuar nga talebanët.

 

Një grup njerëzish të armatosur brohorisnin pas saj “Allahu Akbar” dhe “Vdekje Amerikës”.

 

“Thërrasin ‘vdeskje Amerikës’. Duken njerëz të shoqërueshëm. Më lanë në një cep, më thanë të qëndroj këtu sepse jam grua”, ishte një pjesë e raportimit të saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *