Subscribe

Një video virale në Bayside Marketplace në Miami në ditën e Vitit të Ri ku një numër i madh policësh kishin rrethuar vendin ka ngjallur diskutime të mëdha në botë.

Shumë njerëz pretendojnë se në qiellin e Miami janë shfaqur alienët. I ftuar mëngjesin e sotëm në “7pa5” në Vizion Plus ishte konspiracionisti shqiptar Arianit Sllamniku.

U lajmërua një skenografi e bukur. Teknologjia ka arritur që përmes projeksioneve të krijojnë imazhe që duken reale.

Është e njëjta gjë si në rastin e avionëve të eksloduar nga kullat binajke. Është bërë e njëjta skenografi. Në të ardhmen do të paraqiten në qiell profet të ndryshëm dhe njerëzit do besojnë se është Jezusi apo Zoti. Në 2024 do dali Mesia, anti Krishtit. I besimit Jahudi që për të tjera besime është dexhalli.

Këto po testohen në Meksikë, Brazil, Amerikën Latine. Po përgatitet skena që të besohet se zbriti Jezusi.”

Sllamniku tha se nuk duhet t’i besojmë jashtëtokësorëve pasi toka është një sistem i mbyllur ku as nuk mund të dalim as e nuk mund të hyjnë.

Bota është një sistem i mbyllur. Këtë e vërtetuan edhe raketat e lancuara nga Elon Musk, sapo arrijnë kulmin eksplodohen. Sistemi i tokës shpejgohet edhe në bibël“, shprehet ai ku kaloi në një tjetër diskutim të madh.

Konspiracionisti shprehet se toka është e shështë dhe për këtë thotë se ka dhjetra fakte që e vërtetojnë./vizionplus.tv

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *