Rrjedhjet nga grupimi i Enkelejd Alibeajt duket se nuk kanë fund.

 

Kur na ndajnë gati një muaj nga mbajtja e zgjedhjeve vendore, kandidatët që Alibeaj kishte zgjedhur për të garuar po i largohen.

 

Ditën e sotme ka paraqitur në KQZ kërkesën e dorëheqjen kandidati për Bashkinë e Mirëditës Mark Ruçi.

 

Me ikjen e këtij të fundit, Alibeaj tashmë do të marrë pjesë në vetëm 15 bashki nga 61 që janë në total.

 

Kujtojmë se sot, KQZ ndau fondet për fushatën elektorale, dhe PD e drejtuar nga Alibeaj mori pjesën më të madhe, pas PS-së, ndërsa Berisha nuk përfitoi asnjë lek.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *