Ndërkohë që pritet të fillojë mbledhja e komisionit të reformës zgjedhore, deputetët e Partisë Socialiste kanë mbërritur në sallë, ku janë përballur me kaosin e opozitës.

Deputetët, pas vendimit të marrë në mbledhjen e grupit të PD për bllokim të mbledhjes, kanë ndezur zhurmuesit.

Lexo edhe :

Related Posts

Mediat nuk janë lejuar që të hyjnë brenda, ndërsa në një pononcim në abientet e korridorit Blendi Klosi, i cili është edhe anëtar i komisionit tha: “Ata kanë zënë karriget, le ti mbajnë. Mua më ka zgjedhur populli në Kuvend”.

Kjo gjë, do të vijë si aksion i opozitës, të cilët nuk pranojnë Enkelejd Alibeajn si bashkëkryetar të reformës. Mbledhja e reformës zgjedhore është në limitet e afatit dhe duhet që partitë politike të ulen në tryezë për të adresuar çështjet e rëndësishme.

Drejtuesja në detyrë e OSBE dy ditë më parë në një intervistë të posaçme për Vizion Plus i ka bërë apel edhe Gazment Bardhit që të marrë pjesë në tryezën e diskutimeve, ndërsa nga ana tjetër kryekomisioneri Ilirjan Celibashi u ka kujtuar partive politike se janë në limitet e kohës.

Alibeja, pak minuta para nisjes së mbledhjes zbardhi 4 kushtet që i konsideron si themelore lidhur me ecurinë e reformës zgjedhore.

“E para është ajo që ka të bëjë me listat e hapura. Propozimi ynë e parashikon më mënyrë të qartë se sistemi ynë në Republikën e Shqipërisë do të duhet të jetë me lista të hapura. Do të jenë shqiptarët ata që do të përzgjedhin se kë shqiptarët duan të votojnë.

Së dyti propozimi ynë ka të bëjë me atë që duhet proporcional kombëtar që bazohet të barazia e votës. Vota e shqiptarëve do të duhet të jetë e barabartë dhe të ketë të njëjtën peshës. Shqipëria një zonë është sistemi më i thjeshtë që e optimizon dhe garanton këtë barazi të votës.

Çështje e tretë ka të bëjë me votimin dhe numërimin e elektronik. Shqipëria 2025 ka nevojë për votimin dhe numërimin e elektronik.

Çështja e katërt, është ajo që ka të bëjë me votën e diasporës. Është detyrim kushtetues. Kemi propozuar që çdo shqiptar që ndodhet jashtë territorit të republikës ka nevojë të votojë”, tha Alibeaj./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *