Subscribe

Deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj akuzoi kryebashkiakun e Durrësit se ka blerë votat për të sjellë Ramën në pushtet.

 

Në një deklaratë për mediat, Alibeaj tha se Rama ka blerë të paktën 15 mandate.

Edi Rama, kryeministri që qëndron në pushtet me të paktën 15 mandate të blerë nga krimi i organizuar, dhe Vangjush Dako, supermeni i blerjes së votave me krimin, do të bërtasin përpsëri për shpifje. Por faktet janë në dosjen 339.
Të dy e dinë mirë se numërimi mbrapsht për ta ka filluar! Nuk ka tallje më të madhe për shqiptarët sesa përbetimi I Edi Ramës se po lufton krimin, ndërkohë që bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë konsiderojnë normalitet politik bashkëpunimin me krimin e organizuar.

 

Sipas Alibeajt blerja e votës nga PS është fundit i demokracisë ndersa e konsideroi tallje te madhe për qytetarët premtimin e Ramës për të luftuar krimin ne nje kohe qe Vangjush Dako me gjithcka ka dale se fundmi duhet te ishte ne burg.

 

I kapur në përgjime me trafikantë ndërkombëtarë droge para, gjatë dhe pas zgjedhjeve për të blerë pushtetin kriminal të Edi Ramës, Vangjush Dako duhet të ishte sot në burg.
Çfarë po qarkullon aktualisht në media është vetëm maja e ajsbergut për “xhuxhin”, siç e quajnë miqtë e tij kriminelë, me të cilët ka blerë pushtetin e Edi Ramës.
Vangjush Dako është pjesë kyçe e mekanizimit që Edi Rama ka ngritur për të ardhur në pushtet dhe për ta mbajtur atë nëpërmjet “të fortëve”, trafikantëve të drogës, tutorëve të prostitutave, përdhunuesve dhe vrasësve.
Strategjia për ta shitur bashkëpunimin me krimin si normalitet politik synon të mpijë reagimin e shoqërisë, kërkon të imponojë pranimin e krimit si pjesë të shëndetshme të saj, duke shkuar kështu drejt asgjesimit të demokracisë në vend.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *