E martë, 10 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:00 Në vijim ora 13:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Alibeaj: Të shkarkohet Arta Marku

Partia demokratike ka deklaruar se procesi i Vetingut duhet te kishte shkarkuar prokuroren e përkohshme Arta Marku. Nënkryetari i komisionit te ligjeve Enkelejd Alibeaj ka listuar shkeljet qe Marku ka bere ne ushtrimin e detyrës se saj si numri 1 i organit te akuzës duke argumentuar pse skaneri i Vetingut duhet kishte vepruar kundër saj.

 

Është fakt i njohur botërisht që Arta Marku në 6 muaj në Krye të organit të prokurorisë, ka shkelur në mënyrë flagrante ligjin, duke bërë emërime e komandime të paligjshme të prokurorëve, duke emëruar e shkarkuar drejtues prokurorie, edhe pse neni 160, pika 2 e ligjit për statusin e magjistratit, ia ndalojnë shprehimisht këtë.

 

Reklamë

Vetë ajo ishte betuar përpara Komisionit të Ligjeve, ditën kur paraqiti kandidaturën, se nuk do të bënte shkarkime dhe emërime, sepse ato ishin në kundërshtim me ligjin.

 

Shkelja e hapur e ligjit tregon jo vetëm mungesë respekti ndaj ligjit, por qartësisht mungesë të theksuar të integritetit moral e profesional, kushte këto të domosdoshme për të kaluar me sukses vetingun.

 

Për here te pare qe prej fillimit te vetingut, nga selia e PD janë artikuluar akuza te renda ndaj këtij procesi, si i korruptuar politikisht.

 

Përsa kohë ky proces diktohet nga Edi Rama e Fatmir Xhafaj, që e përdorin procesin për të shantazhuar prokurorë e gjyqtarë dhe për të shpërblyer shërbëtorët e tyre në sistemin e drejtësisë, ne nuk kemi asnjë besim se Arta Marku do të marrë atë që meriton, sipas ligjit- shkarkimin nga detyra.

 

Alibeaj ka theksuar se ne këto muaj te pare te zbatimit te vetingut opozita ka konstatuar.

 

Aplikimin e standardeve të dyfishta, në varësi të preferencave politike mbi gjyqtarë dhe prokurorë të caktuar.

Më shumë video

Reklamë