Subscribe

Kryetari në detyrë i PD, Enkelejd Alibeaj, prezantoi kandidaten për bashkinë e Fierit, Eriselda Zotaj.

 

Alibeaj akuzoi liderin historik të PD, Sali Berisha, se po sulmon Partinë Demokratike, duke renditur edhe arsyet pse sipas tij po ndodh kjo.

 

ENKELEJD ALIBEAJ

 

KRYETAR NE DETYRE, PD  

 

“Së pari, ai kërkon ta kthejë Partinë Demokratike në një bunker anti-amerikan, për t΄u mbrojtur nga veprimi i drejtësisë për akuzat që i janë bërë nga aleatët tanë të mëdhenj. Së dyti, kërkon të marrë monopolin e opozitës dhe, duke bërë këtë, të vazhdojë t΄i japë oksigjen qeverisë së Edi Ramës. Së treti, e sulmon partinë tonë për të krijuar një lëvizje anti-amerikane në Shqipëri. “

 

Sipas Alibeajt, pavarësisht kësaj situate, PD do të fitojë se ka mbështetjen e perëndimit.

 

“Kauza jonë euroatlantiste, e mbështetur qartë dhe pa hezitim nga aleatët perëndimorë, do të fitojë. Do të fitojë se përfaqëson të mirën, do të fitojë se përfaqëson aspiratat perëndimore të shqiptarëve,”

 

Nga ana tjetër, Alibeaj paralajmëroi një proces ndryshimi pas zgjedhjeve lokale.

 

“Kantieri më i madh për ne demokratët e Shqipërisë është pas 15 majit. Ne kemi të drejtën të jemi Partia Demokratike e Shqipërisë, partia më e bukur e lindjes.”

 

Fieri është një prej 14 bashkive, ku logoja e PD garon me kandidat për kreun e bashkisë dhe këshillin bashkiak.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *