Subscribe

Kreu në detyrë i PD, Enkelejd Alibeaj, ka kritikuar posterin e kandidatit të opozitës, Belind Këlliçi, kundër korrupsionit.

 

Gjatë një takimi me kandidatin për Tiranën, Roland Bejkon, në Laprakë, Alibeaj deklaroi se gjestet nuk mjaftojnë për të luftuar korrupsionin.

 

ENKELEJD ALIBEAJ

 

KRYETAR NE DETYRE, PD

 

“Jam dakord, po, korruspioni meriton të gjitha, por nuk luftohet ashtu, me gjeste siç kandidati I tyre përdor. Jo! Do të luftosh korrupsionin kundër Ramës? E thjesht, duhet të gjesh guximin dhe t’ia tregosh Ramës non gratat e veta, Tom Doshin, Aqif Rakipin, Vangjush Dakon. Po, po ky është guxim. Po që të kesh këtë guxim, duhet të kesh diçka tjetër, të shohësh mos të bie gjë nga vetja. “

 

Sipas Alibeajt, PD është e vetmja alternativë përballë kryeministrit Edi Rama, pasi lideri historik i PD, Berisha dhe kreu i Partisë së Lirisë, Meta, kanë treguar që nuk kanë ditur të fitojnë përballë tij.

 

“Mundi Berishën ne 2013, mundi Berishën dhe Metën në 2021 dhe kaq pak inteligjencë dhe mundësi kemi me që të shikojme realitetin që po ti vesh përballë 2 fosile politike ai fiton sepse përdor të gjitha mjetet. Kjo eshte zgjidhja që kemi bërë. I ka folur subkoshienca atij. Me ata të dy është gjithë kohës në pushtet. Prandaj është detyrimi ynë për ti dhënë një tjetër alternative.”

 

Alibeaj u ka premtuar demokratëve, se në krahun e tyre janë dy aleatët më të rëndësishëm të Shqipërisë.

 

Nuk jemi vetëm, kemi në krah 2 aleatët më të rëndesishem, ato që përcaktojnë fare mire se ku do të shkojë qeverisja dhe në 2025 ku ne aspirojmë që ne do të jemi forca qeverisëse.”

 

Ndërsa kandidati Roland Bejko, deklaroi se të gjithë demokratët duhet të bëhen bashkë për të ardhmen e Tiranës.

 

ROLAND BEJKO

 

KANDIDAT PER BASHKINE E TIRANES

 

“Shumica e njerëzve i refuzuan ata të tre, Ramën, Berishën dhe Metën, dhe i refuzuan edhe çirakët e tyre që kandidojnë, Erion Veliajn dhe Belind Këlliçin. Ne do e fitojmë besimin e tyre.”

 

Sipas Bejkos, ka ardhur momenti që me votë, qytetarët të zgjedhin një alternativë të re.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *