E shtunë, 14 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/5 përditësuar 1 orë më parë
Politikë

Alibeaj: Shumica e anëtarëve të KED mangësi ligjore në “mandatin” e tyre

Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj, mbledhjen e parë të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi ka bërë publik qendrimin e PD se mbledhja është e paligjshme dhe e pavlefshme.

 

Në fjalën e tij Alibeaj argumentoi se shorti i hedhur nga Kuvendi i Shqipërisë  është bërë sipas një procedure antikushtetuese dhe përzgjedhja e emrave u bazua në lista të paligjshme.

 

Reklamë

Ghjithashtu deputeti I PD-së ka vënë në dukje se vendimet gjatë vitit 2019 të grupit prej 8 individësh konsiderohen nga PD si të pavlefshme.

 

“Marrja e vebdimeve pa kaluar vetingun është devijim nga shkronja dhe fryma e Kushtetutës” u shpreh Alibeaj, që themsoi se përbërja aktuale e KED nuk ka asnjë garanci për ushtrimin e funksionit në mënyrë të pavarur”.

 

Ndër të tjera në këtë mbledhje  Alibeaj ka shprehur shqetësimin e PD-së, se të vetëquajturit anëtarë të KED-së po punojnë sipas axhendës politike për kapjen e plotë të Gjykatës Kushtetuese si dhe të Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë.

 

Për të shmangur këtë rrezik, deputeti Alibeaj propozoi në mbledhjen e sotme, ku ishin të pranishëm edhe përfaqësues ndërkombëtarë që monitorojnë zbatimin e reformës në drejtësi, delegjitimimin e përbërjes aktuale e KED-së.

 

Alibeaj kërkoi marrjen e mendimit nga Komisioni i Venecias mbi mënyrën e evitimit maksimal të rrezikut të kapjes politike të Gjykatës Kushtetuese.

Vazhdo të lexosh

Reklamë