Subscribe

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj prezantoi këtë të shtunë kandidaten për bashkinë e Patosit.

 

Teksa ngriti akuza sërish ndaj Ramës, Berishës dhe Metës, të cilët sipas Alibeajt rrinë në pushtet në marrëveshje me njëri-tjetrin, ai tha se popullit i duhet një ndryshim i ri.

 

ENKELEJD ALIBEAJ

KRYETAR NE DETYRE, PD 

“Ka nga ’90 në mos më tepër Sali Berisha që është në politikë aktive. Dy herë President, dy herë Kryeministër, po kaq ka Ilir Metaj. Popull që s’paska fare kreativitet për të nxjerrë figura të reja politike ose për të krijuar një proces të qarkullimit të elitave? Jo, e ka nevojën, e ka dëshirën, e ka potencialin, thjesht dhe vetëm i është zënë fryma nga këta tre njerëz të cilët vazhdojnë dhe mbijetojnë e deri më sot mbijetojnë për shkak se janë në një marrëveshje me njëri-tjetrin”

 

Sipas Alibeajt interesi i vetëm i Berishës për gjendjen aktuale të partisë demokratike është të mbrojë veten kundër amerikanëve që e shpallën “non grata”.

 

“Berishës i intereson vetëm halli personal se në këtë proces ku është futur pak synime ka. Kërkon ta mbrojë kundër amerikanëve. Së dyti kërkon imunitet politik. Ne nuk kemi oligark nga mbrapa. Në shërbim të tyre janë vetëm Rama, Berisha, Meta. Opozita duhet të jetë e hapur ndaj njerëzve jo të rrijë me dorë në zemër, më thërret SPAK apo jo. Ne ofrojmë opozitë dhe nuk është pak. Këto janë sfida të mëdha në kohëra të vështira. Shkojnë e futen në strofullën e Partisë së Lirisë. Si ka mundësi sot, në 2023, siç bëri dhe vjet më 6 mars, t’i marrë demokratët e t’i çojë tek shtëpia e Partisë së Lirisë. I harruan kaq shpejt lotët demokratët kur i hoqi nga puna qeveria e Ramës dhe Metës e i la rrugëve. I çon demokratët për të forcuar Ilir Metës që të bëjë pazar me Edi Ramën e më pas t’i lërë në rrugë”,

 

Enkelejd Alibeaj dhe logoja e Partisë Demokratike garon në 57 bashki në zgjedhjet e 14 majit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *