Subscribe

Partia Demokratike ka publikuar fakte te reja per grabitjen ne aeroportin e Rinasit, te cilat sipas saj dëshmojnë per implikimin e drejtuesve te policisë ne ketë ngjarje.

Fakte të pakundërshtueshme tregojnë se Policia është njoftuar nga autoritetet e Aeroportit brenda 1 minuti, pra sapo ngjarja ka ndodhur, por përgjigja ka qenë se furgoni i policisë ndodhet në pistë për të pritur dhe shoqëruar persona të deportuar. Edhe pse një furgon i grupit të gatshëm gjendej aty i dislokuar, pas sulmeve të Stambollit, Policia ka arritur në vendngjarje vetëm pas 30 minutash. Dy akset e vetme nga mund të ikin grabitësit, ai nga Rinasi në Tiranë dhe Rinas-Fushe Krujë, nuk u bllokuan nga Policia në kohën e duhur”.

Sipas Alibeajt qeveria po përpiqet te fshehe te vërteten e kësaj grabitje përfshi edhe shumen e parave dhe per këto arsye, organi akuzës duhet te beje nje hetim te plote.

“Partia Demokratike i bën thirrje Prokurorisë të hetojë me intensitet të gjithë rrethanat e dyshimta e të nxjerrë përgjegjësitë nga i pari tek i fundit, për grabitjen e armatosur të Aeroportit të Rinasit që është një prej goditjeve më të mëdha të sigurisë publike dhe sigurisë kombëtare në vend”.

Sipas PD grabitja ne Rinas tregon fuqinë qe ka marre krimi ne qeverisjen e Rames dhe Tahirit.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *