E premte, 9 Tetor 2026 Te Paekspozuarit deri në 04:45 Në vijim ora 04:45: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Alibeaj përjashtoi 4 deputetët nga grupi parlamentar/ Berisha: I keqpërdorur, zbatoi si mjeran urdhrin e Ramës

Vendimin e Enkelejd Alibeajt për të përjashtuar nga grupi parlamentar deputetët Belind Këlliçi, Oerd Bylykbashi, Tritan Shehu dhe Agron Shehajn, është dënuar ashpër nga kreu i PD Sali Berisha.

 

Reklamë

Në një dalje për media nga selia blu, Berisha tha se Alibeaj është një i keqpërdorur dhe mjeran, që sipas tij zbaton urdhrat e Ramës.

 

“Zbatoi si mjeran një urdhër të Edi Ramës, i keqpërdorur në shkallën më ekstreme të Edi Ramës. Zbatoi urdhrin dhe shkelmoi edhe më shumë mbi dinjitetin. E ardhmja e PD do të jetë një grup kompativ dhe do të mbrojë me gjithë potencialin e tij, interesat e qytetarëve dhe do të bëjë çdo gjë për të shumëfishuar kontrollet. E shihni se kjo qeveri nuk ka se ku ta kapësh më parë”, theksoi ai.

Më shumë video

Reklamë