Kreu në detyrë i PD, Enkelejd Alibeaj, prezantoi në Vuan e Dejës kandidaten Klomentina Drini. Gjatë një takimi me qytetarët e kësaj bashkie, Alibeaj deklaroi se PD është alternativë e vetme kundër 3 politikanëve, kryeministrit Edi Rama, liderit historik të PD, Sali Berisha dhe kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, të cilët sipas tij janë përgjegjës për situatën ku ndodhet Shqipëria.
ENKELEJD ALIBEAJ
KRYETAR NE DETYRE, PD
“ Në këtë vend është vetëm mekati njerëzor që e ka cuar këtu këto 33 vite. 33 vite ku këta fosile të politikës, njeri prej 98, 2 tjeter në 2000 dhe ne 90. Jane ata që janë ulur kembekryq këtu per të marrë peng fatet e shqiptarëve. Japin e marrin me njëri tjetrin në një aleancë okulte.”
Alibeaj përsëriti akuzën ndaj Sali Berishës, se dërgoi demokratët në logon e Partisë së Lirisë.
“Atë që deri dje ne i konsideronim lider historik, është Sali Berisha. I cili nuk bëri asgjë tjetër, është varka e shpëtimit e këtij sistemi. Ka bërë atë që e ka cuar një pjesë të demokratëve, i ka marrë dhe i ka çuar në sqetullën e Ilir Metajt. Një pazarxhiu politik.”
Kreu në detyrë i PD, Alibeaj, u bëri thirrje qytetarëve të votojnë për Klomentina Drinin, për t’i hapur mundësinë një qeverisjeje ndryshe në Vaun e Dejës.
“Në 14 maj zonja dhe zotërinj, miq, vëllezër do të votojmë numrin 1 dhe do të votojmë Klomentina Drinin që në 15 maj në këtë bashki të hapet një epokë e re, të hapet një fletë e re e historisë. Të mënyrës se si menaxhohen burimet e kësaj bashkie dhe si menaxhohen fatet e Bashkisë së Vaut të Dejës.”
Vau i Dejës është një prej bashkive, ku opozita ka dy kandidatë. Në emër të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, në këtë bashki garon Zef Hila, në krah të të cilit publikisht ka dalë edhe Gazment Bardhi.