Subscribe

Zhvillimet politike në Shqipëri gjatë ditëve të fundit kanë marrë një tjetër rrjedhë, ku palët (PS dhe Rithemelimi) duket se po arrijnë një marrëveshje për zhbllokimin e ngërçit institucional që ka përfshirë vendin prej tetorit të vitit të kaluar.

Prej disa ditësh flitet se ka patur negociata mes kreut të grupit parlamentar socialist Bledi Çuçi dhe Gazment Bardhit si përfaqësues i Rithemelimit, pasi duket se mazhoranca do të pranojë disa nga kërkesat e opozitës së drejtuar nga Sali Berisha.

Lexo edhe :

Related Posts

Por “afrimi” i PS me Rithemelimin, ka bërë që të kemi deklarata sulmi nga krahu tjetër i PD-së, ai zyrtar, ku ditën e sotme Enkelejd Alibeaj i ka cilësuar këto negociata si okulte.

Alibeaj: A janë duke kërkuar që çështja e Reformës Zgjedhore të ikë nga Komisioni i Reformës Zgjedhore, ku palët janë të barabarta, në kushte barazie dhe të kalojë në komisionin e Ligjeve ku PS ka shumicën dhe ku me votat e saj mund të ndërmarrë çfarëdolloj iniciative të njëanshme, për sa kohë që opozitës i hiqet garancia e vetos. A po kërkon PS-ja të dështojë Komisionin e Reformës Zgjedhore? A po kërkon ta çojë çështjen në Komisionin e Ligjeve atje ku ka shumicën dhe nëpërmjet peshkimit të votave opozitare të mund të ndërmarrë iniciativa të njëanshme dhe ku opozitës i mungon garancia, siguresa e vetme që është vetoja kundër çdo iniciative të njëanshme. PS nuk i ka dashur listat e hapura, nuk e do votën e Diasporës, votën e gjysmës së shqiptarëve jashtë territorit.

PS nuk do që Shqipëria të jetë një zonë zgjedhore sepse do që nëpërmjet këtij sistemi të marrë në mënyrë jo të drejtë 6-7 mandate në tavolinë. PS nuk e do votimin elektronik. Përse nuk i duan listat e hapura, përse nuk duan t’i japin shqiptarëve të drejtën të zgjedhin përfaqësuesit e tyre, pse nuk duan që shqiptarët jashtë Shqipërisë të votojnë, pse nuk duan që vota e shqiptarëve të jetë e barabartë? Pazare okulte janë duke u zhvilluar, ndaj ky është një interes publik që PS ta bëjë të ditur këtë gjë. Një orë e më parë, PS do duhet ta tregojë do ta dështojë komisionin e Reformës Zgjedhore? Do të bëjë një marrëveshje të njëanshme? Do ta çojë çështjen në Komisionin e Ligjeve? Është një çështje që duhet dhënë përgjigje një orë e më parë./vizionplus.tv 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *