Subscribe

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi, gjatë fjalës së tij në Këshillin për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, rikonfirmoi edhe njëherë qëndrimin për të mbështetur organet e drejtësisë.

“Ne si Grup Parlamentar i Partisë Socialiste do të mbështesim çdo kërkesë të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për autorizim të Kuvendit për heqje të imunitetit të kujtdo deputeti. SPAK është sot një nga institucionet më të besueshme në vend. Çdo kërkesë e SPAK, pavarësisht nëse deputeti është i majtë, i djathtë apo i asnjë krahu politik, do të gjejë mbështetjen tonë”, tha Çuçi.

Lexo edhe :

Related Posts

Më tej kreu i Grupit Parlamentar të PS, solli në vëmendje të Këshillit edhe qëndrimin e Komisionit të Venecias për raste të trajtimit të kërkesave të tilla për heqje të imunitetit të deputetëve në rast të një kërkese nga organet e drejtësisë. Çuçi pyeti gjithashtu avokatët mbrojtës të deputetit Sali Berisha nëse ka qenë qëndrimi i këtij të fundit për të mos respektuar vendimet e gjykatave apo ishte i këshilluar prej tyre.

Edhe deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj i vetmi nga radhët e opozitës i pranishëm në mbledhjen e këshillit të mandateve dhe imuniteteve shprehu votën e tij pro kërkesës së SPAK për shtrëngim të masës së sigurisë ndaj Sali Berishës.

Në qoftë se sot diskutohet për imunitetin e deputetit Berisha, dikush tjetër është që interesohet me shumë vëmendje, është ai që rri te godina përballë, Edi Rama. Ndaj ky është standardi që do të vendosim ne sot. Ajo që unë do të bëj sot është qendrimi më i mirë duke vendosur edhe SPAK-un që të mbajë të njëjtin standard, dhe të kërkojë me të njëjtat standarde edhe heqje të imunitetit. Ky është qendrimi im. Ne mund të jemi deputetë me eksperienca nga më të ndryshmet, por nuk duhet të harrojmë diçka, çfarë kërkojnë shqiptarët sot? Jo shqiptarët e vendosur majtas e djathtas, por shqiptarët në masë të madhe duan pikërisht këtë gjë, një politikë e cila të mos jetë jo e barabartë para ligjit me ta. Qendrimi personal si përfaqësues i PD në Këshillin e Mandateve për kërkesën e  paraqitur nga SPAK për dhënien e autorizimit…i rekomandojmë seancës plenare ta pranojë si kërkesë dhe ta pranojë autorizimin”, tha Alibej. /vizionplus.tv 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *