Subscribe

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, prezantoi këtë të dielë kandidatin për kryetar bashkie në Sarandë, Skënder Muço.

 

Ai nuk i kurseu akuzat për drejtimin socialist të kësaj bashkie.

 

ENKELEJD ALIBEAJ

 

KRYETAR NË DETYRË I PD

 

“Saranda në fakt është një përngjasim i asaj se çfarë në Tiranë ndodh. E mjafton ta shohësh Sarandën sot, Sarandën e betonizuar, Sarandën e asfiksuar, për të parë qe nuk është zgjidhur një nga problemet më të mëdha që është ai i pronave. Për të parë sot Sarandën që është kthyer sot në një gjah, ku gjahtarët e krimit dhe të korrupsionit shkëpusin dhe gllabërojnë nga një copë, pak nga pak. Majtas edhe djathtas. Kjo është gjendja, një nga bashkitë në të cilën do të kishte një menaxhim me të mire, një menaxhim njerëzor, do të duhet të mburrej jo vetëm ekonomikisht, por dhe në aspektin e turizmit e gjithë Shqipëria. Saranda fatkeqësisht është kthyer në një gjah, ku paraja e pistë, paraja e korrupsionit, babzia e politikës i është turrur dhe vetëm e copëton dhe e gllabëron”.

 

Ndërsa pranoi gabimet e të djathtës, Alibeaj shtoi se e keqja më e madhe e vendit quhet Edi Rama.

 

“Ne kemi qenë një parti që duhej të ishte e djathtë, partia qe mbështetet tek pronarët, partia që mbështetej tek të përndjekurit, partia që mbështetej te biznesi. Kjo ishte dikur partia më e bukur e lindjes, siç quhej në atë kohë. Në fakt ajo se çfarë rezultoi me kalimin e kohës ishte fakti që kur ishim në qeverisje ne patëm gabimet dhe fajet tona sepse u shkëputëm nga këto vlera .

 

Kujtoj kohëra të vështira qe ju ia dolët dhe morët ne krah PD për ta ringritur dhe një herë. Nuk meritonte ato skena të shëmtuara qe ndodhen me 8 janar. Nuk meritonte në fakt dhe atë që ndodhi më pas kur ne pjesa më e arsyeshme e PD i shtrim dorën palës tjetër duke i thënë që e keqja më e madhe e këtij vendi ka një emër dhe quhet Edi Rama”.

 

Alibeaj shtoi se për t’i dhënë fund regjimit të Edi Ramës, qytetarët duhet t’i japin një shans në 14 maj kandidatëve të Partisë Demokratike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *