Subscribe

Deputeti i PD Tritan Shehu ka reaguar pas përjashtimit të tij dhe tre deputetëve të tjerë nga grupi i PD me firmën e Enkelejd Alibeajt.

 

Në një postim në Facebook, Shehu ironizon veprimet e Alibeajt, duke thënë se gjendja e këtij të fundit është rënduar shumë dhe se duhet shpëtuar.

 

Deputeti gjithashtu ka këshilluar edhe kolegët e tij, që ta çojnë Alibeajn për “kurim” dhe të mos i qëndrojnë afër pasi mund të jetë “sëmundja ngjitëse”.

 

Te shpetojme Alibejan!

 

Ai eshte renduar shume, ne menyre galopante!

 

Ndoshta i ka bere keq edhe Viti i Ri, gjeli, a dicka tjeter…

 

Deliret e tij mendore, perceptimet e tij te deformuara per realitetin, po e cojne shume larg ne “semundjen” e tij.

 

Ndoshta i duket vetja si Kim Jong-Un a dikush tjeter i ngjashem.

 

Apo si gjeli mbi te kotec, qe tremb pulat pereth….

 

Kjo e fundit me duket me reale, me e vertete!

 

Por pavaresisht nga “figura” qe imagjinon per vehten e tij, ai ka perceptime te deformuara, iluzione, delire.

 

Qe e cojne pastaj ne kete shkalle keqesimi te “shendetit mendor”!

 

Eshte renduar fort i shkreti kohet e fundit, duke tejkaluar ne thellesi e ritem shume edhe nga parashikimet qe kisha per ecurine e tij shendetesore!

 

Deri sa arrin te firmose te tilla pacavurre….si simptom e “semundjes” se rende te tij!

 

Dhe kete e ben atehere kur te gjithe po punojne, perpiqen per tejkalimin e ndarjeve.

 

Ndarje te cilat ai vete i ka “zyrtarizuar” me ate cope leter, qe firmosi per here te pare si “kryetar” i grupit, i caktuar nga….

 

Sidoqofte nje keshille per koleget e tjere opozitare:

 

Megjithate mos e denigroni ate, mos e agresoni se semundja keshtu vetem rendohet, por:

 

1-Cojeni me “butesi” aty ku mjekohen keta te “semure”.

 

2-Vetem me kujdes, mos i qendroni shume afer, se ndoshta keto “semundje” mund te jene edhe ngjtese ne disa raste.

 

Sa per te tjerat vetem mund te qeshes me nje karrikature te tille!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *