Kreu i komanduar i PD, Enkelejd Alibeaj ka përforcuar qëndrimin e tij për të hedhur pas situatat e krijuar brenda opozitës duke bërë sërish thirrje për bashkim. Pas takimit me strukturat e PD në degën 12 në Tiranë,  Alibeaj deklaroi se vendimi i Gjykatës së Apelit për vulën nuk i jep asnjë kënaqësi dhe se do të pranonte çdo vendim që Gjykata e Apelit do të jepte.

 

 

“Nuk ndjej asnjë lloj kënaqësie që ne fituam vendimin e gjykatës, përkundrazi një orë e më parë, me atë vendim gjykate ta mbyllim, ta harrojmë, ka kaluar deri në ftohje të marrëdhënieve njerëzore, nuk kemi qenë ne shkaktarët, keni besuar te vlerat e PD, ndaj do doja këtë si mesazh të parë. S’duhet të kemi kurrëfarë triumfalizmi, kam qenë i bindur që një gjykatë që zbaton ligjin këtë vendim do merrte, prandaj e kam thënë, sido që të jetë vendimi do e pranonim. Nuk isha dakord me vendimin e Zhukrit, por nuk dola në protestë, kur një vendim gjykate i shkallës së parë edhe pse nuk më pëlqente, liruam zyrat se duhet të jemi të bindur se PD nuk është e një personi apo pronë private apo që të përdoret për interesa apo halle personale. Ne duhet të bindemi”, tha Alibeaj.

 

 

Alibeaj shtoi se përgjatë një viti Partia Demokratike i është nënshtruar një sërë sfidash që e ka çuar deri në ftohje të marrëdhënieve njerëzore. Megjithatë, sipas tij PD ia doli të tejkalojë këto sfida dhe duhet të shohë nga e ardhmja.

 

 

“U ndodhëm përballë një sprove, testi, karakteri, morali, politik dhe nuk ka qenë e thjeshtë, është dashur rezistencë, forcë, të mbajmë mbi kurrizin tonë edhe shumë epitete, shumë urrejtje mes nesh dhe kemi qene ne që kemi ditur që të ulim kokën, që t’i japim një provë që ka ca vlera të sakrifikosh, që është arsyeja pse PD lindi u formua dhe pas së cilës gjithë kjo pjesë të gjithë e kanë përqafuar atë. PD lindi e orientuar drejt përendimit, nuk e kishim menduar që ne të vendoseshim në këtë provë për t’i mbajtur lart ato vlera dhe parime të PD dhe pavarësisht vështirës të një viti dhe të një situatë të paimagjinuar, ia dolën duke dalë dinjitoz. Të mos jesh i shantazhuar apo lojërave të momentin, por për të parë të ardhmen”, shtoi ai.

 

Kreu i komanduar i PD në mbledhjet e tij me strukturat e kësaj force politike ka bërë thirrje vazhdimisht për bashkimin e demokratëve në sfidën e radhës të 14 majit. Alibeaj ftoi kandidatët e dalë nga Primaret e “Foltores” që t’i bashkoheshin. Nga ana tjetër, ish lideri i PD, Sali Berisha e ka cilësuar si peng të kryeministrit Rama dhe këtë të fundit e akuzon se ka ndikuar në vendimin për vulën e partisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *