E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 33 minuta më parë
Politikë

Alibeaj-Ballës: Loja me padi është e dalë boje

Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj reagon pas kallëzimit në Prokurori të Taulant Ballës, ku e akuzon për fakte të pavërteta për rastin ‘Xhisiela’.

 

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook Alibeaj, shkruan se loja me padi është e dalë boje dhe se Balla ka marrë pjesë në kërcënimin me armë të oficerit Emiljano Nuhu.

 

“Inflacioni me padi apo shoë ne prokurori nuk e shpeton dot Taulant Ballen nga pergjigja: pse qeveria e tij nuk shfaq çfare permbajne kamerat e Policise se Fushe Krujes. Persa kohe qeveria mbulon te verteten, Taulant Balla nuk ka pse te ndjehet i fyer, kur ne i kujtojme se ai ka marre pjese ne kercenimin me pistolete ne koke te nenkomisar Emiljano Nuhut. Qytetaret e kane pare sesi ai po sillet si anetar i bandes se Fushe Krujes ne mbrojtje te Rrahman Rrajes dhe djalit te tij perdhunues. Qytetaret nuk kane harruar se diten e pare te reagimit te tij, Taulant Balla quajti “idiotizem” perdhunimin e vajzes nga djali i kolegut te tij. Loja me padi eshte e dale boje, njesoj si genjeshtrat e Taulant Yaris se ne 21 Korrik ishte njehere ne inaugurim, njehere per peshk.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë