Ka përfunduar pas 8 orësh marrja në pyetje e kryetarit të Bashkimit Demokratik për integrim në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, pranë prokurorisë speciale në Prishtinë. Ai u paraqit rreth orës 9:30 të mëngjesit të kësaj të mërkure pranë zyrave të EULEXIT, për të dëshmuar rreth veprimtarisë së tij gjatë luftës.

Kreu i BDI-së është marrë në pyetje në cilësinë e dëshmitarit, ndërsa intervistimi do të vazhdojë edhe gjatë ditës së nesërme. Ahmeti është një nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe ish-anëtar i Shtabit të Përgjithshëm.

Më 22 korrik, Ahmeti bëri të ditur se është ftuar nga organet e drejtësisë në cilësinë e dëshmitarit si një nga themeluesit e UÇK. Prokurorët në Gjykatën e Hagës kanë intervistuar deri më tani dhjetëra ish-pjesëtarë të ushtrisë çlirimtare. Më 13  korrik edhe presidenti Hashim Thaçi ka dëshmuar në Gjykatën Speciale për Krime Lufte me seli në Hagë, pas një akt-akuze të pazyrtarizuar nga Prokuroria.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *