Qindra algjerianë festuan vendimin e presidentit Abdelaziz Bouteflika për të mos garuar për mandatin e pestë si kryetar shteti.

 

“E kemi rrëzuar kukullën”, thanë banorët e kryeqytetit Algjer.

 

Bouteflika i shtyu zgjedhjet presidenciale të 18 prillit dhe tha se nuk do të garojë për mandatin e ri.

 

Kandidatura e tij ka provokuar protesta masive në të gjithë Algjerinë gjatë disa javëve të fundit.

 

Bouteflika e ka udhëhequr Algjerinë për 20 vjet, por është parë rrallë në publik prejse ka pësuar një goditje në tru, në vitin 2013.

 

Data për zgjedhjet e reja nuk u caktua ende.

 

Një deklaratë e lëshuar nga zyra e Bouteflikas tha se një riorganizim i qeverisë do të ndodhë së shpejti.

 

Franca, e cila e ka pasur koloni Algjerinë për më shumë se 130 vjet, e mirëpriti vendimin e Bouteflikas për të mos garuar për rizgjedhje.

 

“Franca shfaq shpresën se një dinamikë e re që mund t’iu përgjigjet aspiratave të thella të popullit algjerian, do të marrë hov”, tha ministri i Jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian./ REL

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *