Nënkryetari i Partisë Demokratike, Alfred Rushaj ishte këtë të mërkurë në zonën e “5 Majit” në kryeqytet, ku zhvilloi një takim me banorët atje.

Rushuaj Janë mbi 1200 banorë të prekur nga prishjet në shkelje të ligjit, duke mos u respektuar as detyrimi minimal ligjor për dëgjesat publike. Ai iu premtoi banorëve realizimin e kërkesës së tyre për përfshirjen e KLSH-së në nxjerrjen e parregullsive për projektin.

“Shumë gjëra falen, por prishja e shtëpisë, nxjerrja në rrugë të madhe me fëmijët, është shumë e rëndë. Pas familjes, shtëpia është gjëja më e shtrenjtë për njeriun. Do t’i bëj kërkesë menjëherë kryetarit të KLSH që shkeljet e gjetura t’ia verë sa më shpejt në dispozicion organeve të drejtësisë.”

Po ashtu, demokrati u ndal edhe te prishja e shtëpive te kjo lagje, të cilën e konsideroi një akt të paligjshëm të qeverisë.

“Shoh që ka dhe hakmarrje brenda, pasi kjo zonë ka votuar PD dhe gjejnë rast t’u bien banorëve. Disa mendua se do të zgjidhnin punë me votimet, por ju paralajmërova që po ju mashtrojnë, së kështu kanë bërë kudo. Një projekt i madh do të thotë se Interesat janë të mëdha”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *