Subscribe

 

Shefi i diplomacisë italiane Angelino Alfano kërkon që BE të mbajë të hapur perspektivën e integrimit të Ballkanit Perëndimor, veçanërisht pas krizave në Shqipëri dhe Maqedoni. Ai mori pjesë në një seancë të komisioneve të Jashtme të Dhomës së Deputetëve dhe Senatit, të fokusuar në fushën e sigurisë dhe politikës ndërkombëtare, ku theksoi se ka sinjale serioze të përkeqësimit të marrëdhënieve mes vendeve të rajonit dhe rigjallërim të retorikës nacionaliste.

 

“Në muajt dhe ditët e fundit, veçanërisht me zhvillimet në Maqedoni dhe me zgjatjen e krizës në Shqipëri,  janë shënuar përkeqësime  të marrëdhënieve mes vendeve të Ballkanit Perëndimor. Fatkeqësisht ka një rigjallërim të retorikës nacionaliste dhe euroskepticizmit me një ndikim negativ jo vetëm në dinamikën e brendshme politike, por më në përgjithësi në marrëdhëniet ndërshtetërore në rajon.”

 

Në këto kushte ai ka kërkuar që rajoni të ndihmohet të bëjë progres në procesin e integrimit.

 

“Në këtë fazë ne duhet të mbajë hapur perspektivën e integrimit evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke i ndihmuar  ata në rrugën e tyre, ne duhet të vazhdojmë t’i ndihmojmë ata në mënyrë paralele për të çuar përpara procesin e integrimit rajonal.”

 

Ne 24 maj në Romë do të zhvillohet mbledhja e ministrave të Jashtëm të këtij rajoni, që i paraprin takimit të Triestes në 12 korrik ne kuadër te Procesit te Berlinit. Edhe ky takim qe përkon me një moment delikat për rajonin, do të jete sipas Alfanon nje mundësi për uljen e tensioneve dhe rinisjen e dialogut.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *