Subscribe

Stina e vjeshtës tashmë ka hyrë dhe bashkë me të edhe alergjitë janë shtuar. Në Qendrën spitalore Universitare “Nënë Tereza” vihet re fluksi i konsultave dhe mjekimeve. Sipas mjekes alergologe, Eris Mesonjesi, në këtë stinë aktivizohen të gjitha alergjitë.

 

Ersi Mesonjesi: “Tani është sezoni më aktiv i aktivizimit të sëmundjeve alergjike. Kanë filluar për shkak të ndryshimit të motit aktivizimi i rrufës alergjike dhe kryesisht polenit alergjik gjithë vjetor. Ndërkohë kemi edhe përkeqësimin e sëmundjeve konike alergjike, si asma bronkiale, mund të kemi një përkeqësim të situatës me një aktivizim të shenjave të frymëmarrjes të cilat janë si kambanë alarmi për të shkuar dhe marrë mjekimin e nevojshëm”.

 

Specialistët shprehen se shenjat e alergjive nuk duhet të neglizhohen dhe të gjithë të prekurit sapo të ndiejnë simptomat të drejtohen për konsultë për të shmangur pasoja të cilat mund të jenë të rënda për shëndetin.

 

Simptomat e alergjisë variojnë nga simptomat më të lehta, kruarjet syshe, lotim syri deri në bllokimin total të frymëmarrjes nga hunda, qoftë një sinozit kronike, por edhe në asmë bronkiale e cila është një sëmundje kronike e vështirë për tu kontrolluar dhe mund të ketë pasoja nga më të lehtat deri te më të rëndat, ndonjëherë kthehet kërcënuese nëse nuk kurohet si duhet, prandaj vëmendja duhet të jetë maksimale dhe neglizhenca nuk duhet të jetë prezent te pacientët që vuajnë nga sëmundje kronike.

 

Mjeket thonë se me te rrezikuarit nga alergjitë e vjeshtës janë fëmijët, ndaj dhe vëmendja ndaj tyre duhet te jete me e madhe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *