Aleksandër Ceferin është presidenti i ri i UEFA-S duke pasuar ne detyre Mishel Platini. Ashtu siç ishte parashikuar edhe me pare per shkak te lobimit te fuqishëm, slloveni u zgjodh numri nje i futbollit europian duke, rrëmbyer 42 vota ne zgjedhjet e UEFA-S për president. Kreu i federatës sllovene mundi lehtësisht kundërshtarin e tij holandezin Van Prag, i cili grumbulloi vetëm 13 vota. Slloveni kishte nje mbështetje te madhe nga federatat evropiane, përfshi edhe ate shqiptare, ndërsa kohe me pare ishte edhe ne vendin tone për te prezantuar programin e tij. Zgjedhjet ne UEFA u bene pas largimit te Mishel Platini, i cili u zgjodh per here te trete president ne mars te 2015-es, por u detyrua te japë dorëheqjen ne maj te po këtij viti pas skandalit per ryshfet. Ai u dënua me nje skualifikim 8 vjeçar, por me pas dënimi u reduktua ne 6 per te përfunduar ne 4. Ne stafin e presidentit te ri mund te jete edhe serbi Dejan Stankovic, cili ne qershor zgjidhi kontratën me Inter.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *