Një sheshxhirim në New Mexico për filmin e shekullit të 19-të “Rust” është kthyer në një skenë krimi, pasi producenti 68-vjeçar dhe aktori Alec Baldwin vrau me armë zjarri drejtoreshën e fotografisë dhe plagosi bashkëshortin e saj.

Policia bëri të ditur se Baldwin qëlloi gjatë xhirimeve ndërsa një zëdhënës i aktorit tha se shkak u bë mosfunksionimi i armës. Autoritetet po hetojnë rrethanat e ngjarjes në Bonanza Creek Ranch, një vend i njohur xhirimesh, ndërsa nuk është ngritur asnjë aktakuzë.

42-vjeçarja Halyna Hutchins, u dërgua në spital me helikopter, por ndërroi jetë nga plagët e marra ndërsa regjisori 48-vjeçar, Joel Souza është në gjendje të rëndë.
Incidente të tilla janë jashtëzakonisht të rralla, por jo të padëgjuara.

Armët e vërteta të zjarrit përdoren shpesh në xhirime. Në vitin 1993, Brandon Lee, djali 28-vjeçar i yllit të arteve marciale Bruce Lee, vdiq në xhirime, pasi u qëllua aksidentalisht me një armë mbështetëse gjatë xhirimit të një skene vdekjeje për filmin “The Crow”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *