Kryeministri hungarez Viktor Orban ka bërë vizitën e tij të parë në Kiev që nga fillimi i luftës së Rusisë në shkallë të gjerë dhe i kërkoi presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky të konsiderojë një “armëpushim” në mënyrë që të “përshpejtojë bisedimet e paqes” me Moskën.

Duke qëndruar përkrah Zelenskyt të martën, Orban, i cili është i afërt me presidentin rus Vladimir Putin dhe ka kritikuar mbështetjen evropiane për Ukrainën, tha: “I kërkova presidentit të mendonte nëse ne mund ta ndryshonim rendin dhe të shpejtojmë bisedimet e paqes, duke bërë një armëpushimi së pari.”

Lexo edhe :

Related Posts

Orban vazhdoi: “Një armëpushim do të jepte një shans për të përshpejtuar bisedimet e paqes. E diskutova këtë mundësi me presidentin dhe jam mirënjohës për përgjigjet e tij të sinqerta.”

Zelensky, dhe shumë nga aleatët më të afërt të Ukrainës, më parë kanë hedhur poshtë çdo bisedë që kërkonte sakrifikimin e territorit të Kievit që është marrë me forcë,  shkruan CNN. 

Orban deklaroi gjithashtu dëshirën e tij për të përmirësuar marrëdhëniet midis Budapestit dhe Kievit, të cilat janë tensionuar nga marrëdhëniet e ngushta të liderit hungarez me Putinin.

“Ne do të donim të përmirësonim marrëdhëniet midis dy vendeve”, tha Orban.

“Ne do të donim të bënim një marrëveshje të gjerë dypalëshe me Ukrainën, të ngjashme me ato që kemi bërë tashmë me fqinjët tanë (në të kaluarën). Ne do të ishim të lumtur të merrnim pjesë në modernizimin e ekonomisë së Ukrainës.”

Udhëheqësi autoritar hungarez është përpjekur rregullisht të bllokojë nismat e Bashkimit Evropian që ofrojnë mbështetje të mëtejshme ushtarake dhe financiare për Kievin gjatë konfliktit.

Marrëdhëniet e ngushta të kryeministrit hungarez me Putinin janë vënë shpesh nën vëzhgim. Lidhja e tyre mbështetet si nga bashkëpunimi ekonomik ashtu edhe nga disa vlera të përbashkëta.

Të dy liderët kanë miratuar gjithashtu politika anti-LGBTQ dhe kanë shtypur lirinë e fjalës në vendet e tyre.

Hungaria e ka mbështetur Rusinë në nivel të Kombeve të Bashkuara dhe ka refuzuar sanksionet e BE-së pas agresionit të Putinit në Ukrainë që në vitin 2014, pasi Rusia aneksoi ilegalisht Krimenë.

Takimi i së martës vjen pasi Orban dhe Hungaria marrin kontrollin e presidencës së rradhës të Këshillit të BE-së, e cila ndryshon çdo gjashtë muaj. Gjatë çdo periudhe gjashtëmujore, vendi që kontrollon presidencën nuk merr kontrollin e agjendës së përgjithshme të BE-së, por ka një platformë përmes së cilës ata mund të përcaktojnë prioritetet e tyre./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *