E enjte, 12 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Aleati i Bashës i kërkon Kolegjit çregjistrimin e “Bindjes Demokratike”

Një prej partive aleate të demokrateve i është drejtuar gjykatës per te ndaluar pjesmarrjen ne zgjedhje te partise se Astrit Patozit.

Partia Bashkimi Demokrat shqiptar ka ankimuar ne kolegjin zgjedhor vendimin e KQZ per regjistrimin e Bindjes Demokratike.

Sipas kreut te kesaj partie Ylber Valteri deri në 23 prill 2019, kur ishte afati i fundit për të dorëzuar kërkesat në KQZ, Bindja Demokratike nuk ekzistonte si parti, prandaj pranimi i saj në zgjedhje është i paligjshëm.

Valteri ka renditur edhe precedentet e viteve 2013 dhe 2015 kur komisioni qendror i zgjedhjeve ka refuzuar te regjistroje parti te cilat ende nuk kishin marre vendim te formes se prere nga gjykata.

Reklamë

Per keto arsye Partia Bashkimi Demokrat shqiptar kerkon nga kolegji zgjedhor çregjistrimin e partise Bindja Demokratike.

Ndërkohë, në një reagim në facebook, Patozi konfirmoi edhe një herë vendosshmërinë për të garuar në zgjedhjet e 30 qershorit ndersa thekson se Basha ka nisur nje beteje kunder tij.

Vazhdo të lexosh

Reklamë