E martë, 15 Shtator 2026 Trazira në Parajsë deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: Hakmarrja e Trëndafilit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Aleatët kundër Trump për Jeruzalemin

Ilustrim · Vizion Plus

Presidenti francez Emmanuel Macron, ka shprehur shqetësimin e tij për planet e presidentit amerikan Donald Trump, mbi njohjen e Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit. Macron thekson se çdo vendim për statusin e këtij qyteti, duhet marrë në kuadër të negociatave mes izraelitëve dhe palestinezëve.

 

Edhe princi Khalid Bin Salman, ambasador i mbretërisë së Arabisë Saudite në SHBA, tha se kjo do te këtë një ndikim të dëmshëm në procesin e paqes, si dhe do të rriste tensionet në rajon. Mediat amerikane njoftuan se presidenti amerikan, Donald Trump, do të njohë Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit brenda kësaj jave, megjithatë Trump, një ditë më parë, nuk e firmosi dokumentin për zhvendosjen e Ambasadës Amerikane nga Tel Avivi në Jerusalem.

 

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh