Ka qenë kjo deklarata e ish drejtorit të CIA-s Michael Morell kundër zyrtarëve politik të fushatës Trump.Në konferencën e të premtes të mbajtur nga Hillary Clinton,Morell foli kundër Trump si I kënaqur për aktet e hackers-ve përkundrejt inteligjencës amerikane.
“Ajo të cilës I trembem më shumë është se njerëzit përreth Donald Trump,si Paul Mnaforts,Roger Stones dhe Carter Pages mund të kenë marrëdhënie me Rusinë,lidhje financiare…dhe ata në fakt punojnë për rusët duke marrë materiale nga brenda dhe duke I përhapur jashtë,”tha Morell,duke iu referuar ish kryetarit të Trump dhe dy këshilltarëve të tij.
Kandidati republican Trump,s’ka qenë aspak kritik ndaj Rusinë në këtë cikël zgjedhjesh,në disa raste edhe ka ftuar piratët rusë të zbulojnë dhe publikojnë e-mailet e Clinton.Ai ka folur në favor të Presidentit rus Vladimir Putin,i cili e ka quajtur Trump-in si një njeri shumë “të talentuar”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *