Subscribe

Nje dite pasi mblodhi grupin parlamentar, kreu i PD Lulzim Basha ka takuar aleatet, per t’i sqaruar rreth takimit me kryeministrin Rama, por edhe per te siguruar nje qëndrim te unifikuar te opozitës ne lidhje me reformën ne drejtësi. Dhe përballe skenarit qe mazhoranca te tentoje te arrije numrin prej 94 votash per te miratuar reformën pa konsensusin e se djathtës, Fatmir Mediu e Dashamir Shehi, kane garantuar se nuk do te votojnë nje draft te njëanshëm. Gjate mbledhjes se grupit parlamentar të ditës së martë, Lulzim Basha paralajmëroi se ne rast te trafikimit qofte edhe te nje mandati te vetëm opozita do te djege mandatet pasi ky do te ishte fundi i parlamentarizmit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *