Subscribe

25 parti te rreshtuara ne kampin opozitar janë te vendosura te mos regjistrohen per te marre pjese ne zgjedhje deri ne krijimin e qeverise teknike. Por edhe pse kjo është nje lëvizje drejt bojkotit te zgjedhjeve; ashtu si lideri i opozitës Lulzim Basha edhe aleatet e tij, kryerepublikani Mediu e kreu i Agrareve, Agron Duka, preferojnë te shmangin termin bojkot edhe pse janë te vendosur te mos tërhiqen nga kërkesa per krijimin e qeverise teknike.

 

Fatmir Mediu: Pyetja që duhet shtruar është kjo: A do të kemi zgjedhje të lira e të ndershme apo do të vazhdojmë të kemi zgjedhje të manipuluara ku të dominojë korrupsioni dhe krimi? Ne kemi zgjedhur që të kemi zgjedhje të lira e të ndershme dhe për këtë do të këmbëngulim deri në fund sepse besoj se kjo është ajo që kërkojnë shqiptarët dhe meritojnë shqiptarët.

 

-Nëse nuk ka reagim do t’i bojkotoni zgjedhjet?

 

Fatmir Mediu: Do të kërkojmë të vazhdojë përpjekja jonë derisa të ketë reagim.

 

-A jeni i vendosur z. Duka që nëse nuk ka qeveri teknike t’i bojkotoni zgjedhjet?

 

Agron Duka: Ne jemi të vendosur aq sa është e vendosur opozita, pra në mënyrë absolute nuk është se mund të cedojë kjo punë nga Partia Agrare Ambientaliste.

 

Por kreu i LZHK Dashamir Shehi nuk nguron te deklaroje se opozita është e gatshme t’i bojkotoje zgjedhjet e 18 qershorit.

 

– Nëse nuk ka reagim, ju jeni të vendosur t’i bojkotoni zgjedhjet

 

Dashamir Shehi: Po sigurisht. Ky është hapi i parë. Ky është hapi i parë, do të shikojmë kush do të jenë hapat e tjerë. Ky është sinjali I pare serioz që kjo nuk është më lodër.  

 

Nje dite me pare, opozita vendosi qe asnjë prej partive aleate te PD te mos regjistrohet ne zgjedhje e tashme partia si ajo e drejtuar nga Agron Duka qe kishin depozituar kërkesën per regjistrim janë bere gati te tërheqin dokumentacionin ne mbledhjen e pare qe KQZ do te shqyrtoje këtë çështje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *